Emina Çunmulaj, sjellë në jetë fëmijën e dytë (Foto)

  • 23 May 2018 - 22:04
Emina Çunmulaj, sjellë në jetë fëmijën e dytë (Foto)

Dje ishte në kontrollë rutinore te gjenekologu, derisa sot supermodelja shqiptare Emina Çunmulaj, ka sjellur në jetë foshnjen e saj, shkruan "Kosova Sot Online".

Foshnja është e gjinisë femërore, dhe prindërit e kanë pagëzuar me emrin Mia Soraya Nazarian.

"Kush e ka drejtuar botën? Vajza.Mirë se e mirërpres vajzën e dashur:Mia Sorajën Nazarian", ka shkruar Emina Çunmulaj në fotografinë e postuar në profilin e saj në Instagram, ku shihen të lumtur me bashkëshortin e saj përkrah.

 

Mia, është vajza e dytë e çiftit, pas vajzës së parë Ella Faria.

 

 

 

(Kosova Sot)