Era Istrefi pjesë e himnit të botërorit “Rusi 2018”, krenohen artistët shqiptarë (Foto)

  • 24 May 2018 - 09:57
Era Istrefi pjesë e himnit të botërorit “Rusi 2018”, krenohen artistët shqiptarë (Foto)

Ndërkohë që Era Istrefi po punon për publikimin e videos zyrtare, që do të shoqërojë botërorin e “Rusi 2018” për një muaj dhe pritet që himni të dalë më 25 maj, edhe pse ende asgjë nuk është konfirmuar.

Mirëpo kjo pjesëmarrje e Era Istrefit në këndimin e himnit të këtij botërori ka bërë që të ndihen krenarë shumë artistë, e sidomos ato kosovarë. Në fakt një bashkëpunim i tillë ishte një surprizë për të gjithë, por pasi u mor vesh gëzoi shumë mbështetës të këngëtares.

Menjëherë pasi u bë zyrtare pjesëmarrja e Erës në këtë projekt kanë plasur dhe urimet për këngëtaren. Një ndër të parat sigurisht që ka qenë motra e saj, Nora Istrefi, e cila shkruan se ndihet krenare për motrën e vogël

Një tjetër urim vjen nga këngëtari dhe njëkohësisht kunati i Erës, Robert Berisha, i cili shkruan në postimin e tij në “Instastory”: “Kjo është Bac u kry”.

Duket se këngëtari është entuziazmuar shumë për faktin se një vajzë nga Kosova do të këndojnë një nga himnet më të rëndësishme dhe që do të dëgjohet në mbarë botën.

Capital T gjithashtu nëpërmjet një postimi në “Instastory” ka treguar se ndihet krenarë për arritjen e koleges dhe bashkëkombëses së tij.

(Kosova Sot)

Image
Image
Image