Në finalen e Gjermanisë

  • 26 May 2018 - 09:59
Në finalen e Gjermanisë

 Rita Ora tregon shkathtësitë e saj në skenë Rita Ora ka treguar linjat e saj të përsosura e veshur në të kuqe, me disa detaje të prera si pjesë e stilit, kur të enjten mbrë- ma u shfaq në Gjermani për garën e atjeshme "Germany's Next Top Model", finalja e të cilës po mbahet në Dyzeldorf. Kështu, bukuroshja dhe aktorja 27 vjeçe ka theksuar trupin e saj që të lë pa frymë në veshjen e kuqe, për performancën e saj në qytetin e "ISS Dome". Performanca e Rita-s erdhi në atë që ishte finalja e 13 e "Germany's Next Top Model", derisa nikoqire është legjenda gjermane e modës, Heidi Klum.

Përfundimisht ishte Rita ajo që kishte bërë dritë në skenën e konkursit, e shfaqur me një stil elegant perëndimor, derisa xixat e saj ishin prodhim i shumë diamanteve të ngjitura në kostum. Këngëtarja e hitit "Anywhere", flokun e saj të verdhë e kishte rregulluar me stil në nuanca kaçurrele, derisa kishte zgjedhur një palë këpucë më të rehatshme me këtë rast.

(Kosova Sot)

 

Image