Nicki Minaj pranon se është në lidhje me Eminemin?!

  • 26 May 2018 - 12:21
Nicki Minaj pranon se është në lidhje me Eminemin?!

Rep artistja e njohur Nicki Minaj, tash e një kohë ka ngjallur spekulime rreth një lidhjeje të mundshme me reperin Eminem dhe këtyre pytjeve tashmë iu është përgjigjur me një ‘po’ të thjeshtë.

Thashethemet filluan të rriten pas publikimit të këngës së re  të Nickit, ‘Big Bank’, ku e përmend artistin Eminem, shkruan Kosova Sot.

Nicki Minaj më parë ka qenë në lidhje me Safaree Samuels, Meek Mill, Nas. Është përflitur gjithashtu për lidhjen me Drake dhe Lil Wayne në të kaluarën, por një gjë e tillë është mohuar nga treshja.

40 vjeçari Eminem, vitin e kaluar tregoi se po përpiqet ta rimarrë vetën dhe se pas divorcit ka pasur takime me vajza të ndryshme, por asgjë  serioze sa për tu bërë publike.

(Kosova Sot)