Pleqëria nuk është në agjendën e saj

  • 27 May 2018 - 09:54
Pleqëria nuk është në agjendën e saj

Cindy Crawford, 52 vjeçe, e dëshmon se vitet janë veç numra. Ajo është bukuroshe e kohës, që ishte një nga modelet origjinale të viteve të nëntëdhjeta. Në këtë moshë që është, Cindy Crawford u duk se nuk po ngadalësonte me profesionin e saj, duke u dukur sensacionale për një set fotografik në plazh në Malibu. Supermodelja 53 vjeçe kishte theksuar dekoltenë e saj të bujshme në një xhaketë bombastike prej lëkure, derisa e kishte veshur atë midis ndërrimeve të rrobave pranë detit. Si gjithmonë, e prirë për të lënë mbresa, aktorja nga filmi "Fair Game" ka treguar figurën e saj pa asnjë të metë të vetme, duke mos i lënë hapësirë imagjinatës. Më pas kishte veshur një fustan, për aksesorë kishte zgjedhur një palë vathë që  po i pushonin sipër dekoltesë së saj pikante.

 

 

(Kosova Sot)