E ka djeg qumështi, i fryn kosit - VIP - Kosova Sot
E ka djeg qumështi, i fryn kosit

E ka djeg qumështi, i fryn kosit

Jennifer Lopez thotë se nuk e ka për ngut martesën, po mëson nga gabimet e së kaluarës J ennifer Lopez po "kalon më së miri" me Alex Rodriguez, por se po tregohet e kujdesshme që mos t'i përsëritë 'gabimet' e së kaluarës. Bukuroshja latine në intervistën e fundit me "Good Morning America" ka thënë se përkundër përmbajtjes së tekstit të këngës, "El Anillo", që nga spanjishtja do të thotë "Unazë" - ajo dhe i dashuri i saj po kënaqen me lidhjen e tyre dhe nuk e kanë për ngut të shkojnë para altarit."Kemi kohë dhe nuk jemi për ngut", ka thënë ajo. "Unë kam bërë shumë gabime në të kaluarën. Tani jemi të pjekur. Jemi të rritur dhe do të kemi gjithë kohën që na nevojitet për t'i bërë gjërat si duam ne". Më pas këngëtarja 48 vjeçe vazhdon: "Jeta jonë tani është për bukuri. Midis fëmijëve tanë dhe punës, vërtet jemi të bekuar. Nuk po bëjmë asgjë më shumë për momentin".

 

(Kosova Sot)

20 orë e 20 minuta më parë
19/08/18