E gjithanshme

  • 19 June 2018 - 08:27
E gjithanshme

Rihanna, aktore, këngëtare, e mbi të gjitha bombastike Ajo aktualisht është duke promovuar filmin ku ka një rol, film ky i tëri me femra, me titull "Ocean's 8".

Aktualisht ajo është duke e bërë këtë në Mbretërinë e Bashkuar. Por, Rihanna ishte përkujdesur që të ndalonte te dyqani "Savage X Fenty" në Londër, për të blerë diçka. Këngëtarja dhe aktorja e bukur 30 vjeçe ishte shumë 'cool' dhe kishte ekspozuar fort linjat e saj derisa kishte marrë pjesë në këtë ngjarje e veshur në një fustan të shkurtë prej lëkure e kishte dhe një palë syze interesante. Këngëtarja e hitit "Work" ishte e bukur në fustanin me njërin krah ekspozuar, duke theksuar edhe ijët falë një prerjes së thellë.

Veshjen e saj seksi Rihanna e kishte kombinuar me një palë taka, derisa pos syzave unike kishte dhe një palë vathë.

(Kosova Sot)