Këmbëgjata

  • 20 June 2018 - 08:22
Këmbëgjata

Emily Ratajkowski me valixhen me rrota shkon në darkë Ajo është një femër gjithmonë e zënë me punë dhe gjithmonë në lëvizje. Edhe kjo ditë nuk ishte më ndryshe për bukuroshen Emily Ratajkowski, e cila kishte sjellë me vete bagazhin e saj në rrota derisa ia kishte mësyrë një darke në Hollivudin perëndimor, në vendin e frekuentuar nga yjet. Aktorja dhe modelja e bukur, tashmë 27 vjeçe, kishte ekspozuar këmbët e saj të gjata në fustanin e shkurtë, të cilin e kishte kompletuar me një pallto me stil.

Bukuroshja kishte vendosur që këmbët t'i kishte 'të lira' në veshjen e saj me stil. Kështu, mbathur kishte një palë atlete në vend të takave të larta derisa po arrinte në vendin ku rrinë yjet, "Craig's". Flokët e saj të gjata brune i kishte të lira me një ndarje në qendër, kishte një qafore me diamante në qafë, si dhe një zinxhir të artë.

(Kosova Sot)