Bardhokja

  • 20 June 2018 - 08:25
Bardhokja

Rosie Huntington Whiteley thekson figurën e saj përrallore në Samitin e Modës Ajo është një ikonë e stilit dhe një modele e suksesshme. Dhe kështu bukuroshja Rosie HuntingtonWhiteley kredicialet e saj prej një bukuroshes së pistave dhe të modës i kishte vu në pah derisa kishte marrë pjesë në "Business Of Fashion Summit in Century City" këtë të hënë, duke shkëlqyer e tëra në të bardha. Modelja 31 vjeçe kishte shkëlqyer në veshjen e saj të bardhë që kishte treguar edhe pak nga dekolteja e saj pikante.

Me këtë rast, Rosie u duk të jetë piktura e stilit dhe sofistikimit. Veshja nga sipër me kopsa të bardhë ia kishte theksuar belin e saj të hollë derisa pantallonat po ashtu të bardhë, duke ia përqafuar fort këmbët e saj ia kishin theksuar ijët e saj dhe këmbët e gjata. Dukjen e kishte kompletuar me një palë sandale të bardha me rripa duke shkëlqyer llaku i kuq i thonjve.  

(Kosova Sot)