Bukuroshja që qan

  • 20 June 2018 - 08:20
Bukuroshja që qan

Bebe Rexha lufton ankthet që kur e mban veten mend. Bebe Rexha është një këngëtare e kompletuar, por edhe një tekstshkruase e këngëve, por ajo lufton me ankthet për aq kohë sa ajo mban mend.

Bukuroshja 28 vjeçe që zbukuron ballinën e "Teen Vogue's Pass the Mic Music Issue", ka zbuluar se si ndihet që nga moment kur ishte fëmijë dhe është diçka me të cilën lufton edhe sot e kësaj dite. 'Unë qaj shumë. Është e vështirë. Kam terapeutin tim dhe kam njerëz me të cilët flas. Është një betejë e përditshme. E ndjej', ka shpjeguar ajo. 'Unë nuk dua të zhytem në një gjendje si kjo, por stili im i jetës është kaq i çmendur'. Në mënyrë që ta largojë vëmendjen nga terapia, Bebe tenton që të mbetet e zënë dhe e kufizuar nga rrjetet shoqërore për t'i ndihmuar vetes që ta luftojë ankthin, por se ajo kishte një adoleshencë shumë të vështirë.

(Kosova Sot)