Edhe pas dy dekadash, e njëjta

  • 20 June 2018 - 16:33
Edhe pas dy dekadash, e njëjta

Alicia Silverstone, 41 vjeçe, vetëm po përtërihet. Dy dekada pasi ka aktruar ikonën Cher Horowitz në "Clueless", e përkushtuara Alicia Silverstone ende duket sikurse personazhi i saj i dikurshëm në adoleshencë dhe sipas saj kjo vjen falë ushqimit të saj. Aktorja e bukur 41 vjeçe, që skalit ballinën e numrit të qershor/gusht "Redbook", ka folur për jetën dhe stilin e saj të jetesës. Alicia ka ndërtuar një brend si dhe uebsajtin e saj "The Kind Life". Si një vegjetariane e përkushtuar, ajo beson se është pikërisht mënyra e jetës dhe shprehitë e saj për një dukje dhe çehre kaq të përtërirë. Ajo për revistën tha: 'Epo, unë vërtet mendoj se të gjithë duhet të kenë respektin rreth asaj se duhet t zgjedhin çfarë duan të bëjnë. A mendoj se vërtet e di se çfarë funksionon? Po. Nuk është aksident se që të gjithë më thonë se ende po dukem sikur jam dukur para dy dekadash. Unë e shikoj dallimin, por me gjasë të tjerët nuk e shohin'. Alicia ka lansuar librin e parë "The Kind Diet", më 2011. Ajo ka shpjeguar se është krejt vegjetariane. 

 

(Kosova Sot)