KËNDEJ HYN, ANDEJ DEL

  • 21 June 2018 - 16:16
KËNDEJ HYN, ANDEJ DEL

Selena Gomez nuk brengoset se e quajtën 'të shëmtuar' Disenjatori i modës, Stefano Gabbana, në mënyrë të vrazhdë e ka quajtur atë 'të shëmtuar', gjatë javës së kaluar. Por, Selena Gomez nuk kishte lejuar vetes të mbante inat, derisa ajo ishte parë duke u kënaqur me pamjet e Romës këtë të martë. Këngëtarja dhe aktorja 25 vjeçe ishte në shoqërinë e producentit italian të filmit Andrea Iervolino, 30 vjeç, derisa ajo po e hulumtonte kryeqytetin italian. Këngëtarja e hitit "Wolves", u duke elegante në një palë pantallona të kaltër dhe një bluzë me lule nga sipër. Veshjen e saj e kishte kombinuar me një palë sandale të rrafshëta në këmbët e saj, një palë vathë të mëdhenj dhe një palë syze ishin përzgjedhur si aksesorë e saj për këtë shëtitje. Flokun e saj të errët Selena e kishte lidhur në një bishtalec të ulët.

 

 

(Kosova Sot)