Morena Taraku ndahet nga i dashuri iranian, ai shpërthen kundra saj dhe djeg bizhuteritë

  • 23 June 2018 - 13:15
Morena Taraku ndahet nga i dashuri iranian, ai shpërthen kundra saj dhe djeg bizhuteritë

Kohët e fundit këngëtarja Morena Taraku dhe i dashuri i saj Sasha Sobhani, janë kthyer në qendër të vëmendjes mediatike. Në fillim ata nguruan të pranojnë marrëdhënien, ndërsa më pas treguan se mes tyre ekzistonte një dashuri shumë e madhe, aq sa bënë tatuazh emrat e njëri-tjetrit.

Megjithatë ditët e fundit është duke u përfolur se dyshja i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, pasi prej ditësh nuk postojnë më foto së bashku. Lajmin e konfirmon edhe vetë miliardieri nëpërmjet një videoje në ‘Instastory’ ku shfaqet duke diegur me cakmak një byzylyk dhe shkruan: ”Ik zhduku”.

Ndërkohë ajo e cila e vulos ndarjen është fakti se asnjëri prej tyre nuk e ndjekin njëri-tjetrin në ‘Instagram’.

(Kosova Sot)