Merr fund epoka ‘selfie’ për Kim Kardashian, tregon arsyen që e shtyu të heqë dorë

  • 23 June 2018 - 14:05
Merr fund epoka ‘selfie’ për Kim Kardashian, tregon arsyen që e shtyu të heqë dorë

Kim Kardashian mund ta quajmë edhe si mbretëreshën e fotove ‘selfie’. Thuajse çdo ditë e shihnim teksa postonte në rrjetet sociale foto të fytyrës së saj. Por duket se Kim është lodhur nga kjo gjë dhe tanimë ka vendosur të heqë dorë përfundimisht. Në një intervistë për ‘ITV’, ylli i Kardashianëve, ka treguar se dëshiron të qëndrojë larg vëmendjes mediatike dhe të jetojë jetën e saj në privatësi.

“Nuk bëj më selfie, nuk më pëlqejnë më. Nuk është çdo gjë të ulesh të bësh selfie, dua të jetoj jetën e vërtetë. Nuk i kam problem fotot, por nuk qëndroj me në telefonin tim si më parë”, është shprehur Kim Kardashian.

Ende nuk dihet asyeja e këtij vendimi, por duket se Kim e ka marrë shumë seriozisht.

(Kosova Sot)