Lori e bën 'hallakamë', me 'Kalleni shoqnia' (Video)

  • 24 June 2018 - 17:17
Lori e bën 'hallakamë', me 'Kalleni shoqnia' (Video)

Në verën e ngrohët, këngëtarët shqiptarë janë më aktiv se kurrë, në lansimin e këngëve për sezonën më fitimprurëse për ta, e në këtë mes nuk bën përjashtim, as këngëtarja e njohur Lori, shkruan "Kosova Sot Online".

Pikërisht dje, ajo ka lansuar këngën e saj më të re "Kalleni shoqnia", për me djeg atmosferën verore në çdo event ku këngëtarja do jetë pjesëmarrëse.

Megjithatë, kjo nuk do jetë kënga e fundit e këngëtares për këtë verë, pasi në vazhdimësi ajo është ndër këngëtaret më aktive në lansimin e këngëve të reja.

 

 

(Kosova Sot)