INTERVISTË ME KËNGËTAREN DONA JANOVA:'Kam nostalgji për kohën kur njerëzit të dëgjonin më të vërtetë se çfarë u thoje dhe nuk ta bënin 'rrafsh'

  • 08 July 2018 - 14:57
INTERVISTË ME KËNGËTAREN DONA JANOVA:'Kam nostalgji për kohën kur njerëzit të dëgjonin më të vërtetë se çfarë u thoje dhe nuk ta bënin 'rrafsh'

Dona Janova është një këngëtare e re por shumë e talentuar, e cila tashmë ju ka bashkuar estradës së muzikës shqiptare.Talentin padyshim e ka trashëguar nga nëna e saj, këngëtarja e njohur e muzikës popullore Aferdita Demaku me të cilën ka publikuar dhe disa duete si:”Lotë dashurie” (2016), “Kanagjegji im” (2017), “Po vjen nusja” (2018) etj,  derisa si solo artiste ka realizuar këngën “Rram Pam Pam” (2018), “Problematik” (2018).Në një intervistë për “Kosova Sot”, Dona përgjigjet në shumë pyetje të cilat ju ftoj t’i lexoni në vijim.

Image

“Kosova Sot”:Javë më pare keni lansuar këngën më të re “Problematik”, kush janë autorët, dhe sa jeni ndarë të kënaqur me këtë projekt?

Dona Janova:Kënga “Problematik”, dhe projekti në tëresi është realizuar nga një ekip i madh bashkëpunetorësh.Do të filloja të  përgjigjesha duke thënë se jam më të vërtetë shumë e kenaqur me produktin final të kësaj kënge.Falenderoj tekstshkruesin Ghulo, mjeshtërin e madh të muzikës Wirusin, gjithashtu Adonis Krasniqin dhe ekipin e tij për videoklipin e mrekullueshëm, xhirimet e të cilit u realizuan në Kotor,Tivat,Porto Montengro dhe disa pjesë edhe në Batllavë.

Image

“Kosova Sot”:Jeni vajza e këngëtares së njohur të muzikës popullore Aferdita Demaku, sa ju ka ndihmuar ky privilegj, në filimin e karrierës tënde si këngëtare?

Dona Janova:Ky fakt më ka ndihmuar shumë, thjesht për t’i informuar njerëzit që vajza e Aferdites, Dona ka filluar të këndoj. Unë e kam pasur fatin të kem këte privilegj që thjesht t’i bëj njerëzit të më dëgjojnë, sepse jo të gjithë e kanë këtë luks, pastaj është në dorën e publikut të vleresojnë se a dijë të këndoj apo jo. Pra, duhet patjetër të kesh talent, te cilin une mendoj që e kam.

 

“Kosova Sot”:Cilën degë e studion Dona aktualisht në Universitet, dhe sa je e rregullt në ligjerata?

Dona Janova:Studioi politiken, menagjmentin dhe marredhëniet ndërkombetare në Universitetin Amerikan, “RIT Kosovo”. Jam shumë e rregullt në ligjerata, nuk mungoj asnjeherë, përvec ndonjë  rasti urgjent në familje.

Image

“Kosova Sot”:Çfarë nuk mungon asnjëherë në valixhen e Donës, kur udhëton?

Dona Janova:Gjërat higjienike, telefoni dhe mbushësi.

 

“Kosova Sot”:Qyteti, apo vendi ku ju relakson dhe do ktheheshit me dëshirë?

Dona Janova:Ne jemi nga Drenica, por tashmë jetojmë në Prishtinë. Aty ku gjenden prindërit e mi, ndihem gjithmonë mire.Megjithatë është dhe Prizreni, pasi aty kam ndjekur mësimet në një shkollë private gjermane.

 

“Kosova Sot”:Cilat janë për ty, ndër pesë këngët më të bukura shqipe?

Dona Janova:Është më të vërtetë pyetje e veshtirë, sepse ka shumë këngë të bukura shqipe.Për mendimin tim, këngët më të bukura shqipe janë: “Hymni Kombëtar”, “Baresha”, “Valsi i Lumturisë”, “Gocë Pejane”, dhe kënga “Babë e Nanë” nga nëna ime.

 

Image

“Kosova Sot”:Çfarë kujton nga fëmijëria, na shpalos ndonjë kujtim që sot ke  nostalgji?

Dona Janova:Thjesht, kam nostalgji për kohën kur njerëzit të dëgjonin më të vërtetë se çfarë u thoje dhe nuk ta bënin “rrafsh”, por të këshillonin dhe u bënte më të vërtetë për atë që ndjeje.

Image

“Kosova Sot”:Cilat janë projektet muzikore që ke në plan t’i lansosh gjatë muajve në vijim?

Dona Janova: I kam hyrë këtij rrugëtimi të muzikës dhe nuk dua te ndalem. Deri më tani i kam realizuar dy këngë, duete me nënen time. Njëra ka qenë baladë dhe tjetra ritmike, një potpuri për programet festive dhe disa kovera.Pastaj, dy kengët e mia ritmike, me një stil më modern për të cilat jam shumë e kënaqur dhe shumë krenare.Tash jemi duke menduar dhe kemi filluar punën prap për një duet me nënen time që shpresoj do të dalë ne fund të tetorit dhe këngë të reja për festat e fundvitit.

Falemnderit nga zemra juve stafit te gazetës “Kosova Sot” për hapsirën që më keni dhënë duke më përkrahur edhe pse një këngetare e re.

 

Intervistoi:Armend Preteni

 

 

 

(Kosova Sot)