Më e pjekur, më e qetë - VIP - Kosova Sot
Më e pjekur, më e qetë

Më e pjekur, më e qetë

 Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez duan ta shfrytëzojnë verën deri në maksimum J . Lo dhe A-Rod po e forcojnë lidhjen e tyre, derisa po e shfrytëzojnë deri në maksimum verën bashkë me fëmijët e tyre. Juria e "World of Dance", 48 vjeçe, dhe ish-lojtari i "Yankees", 42 vjeç, po kënaqen për pushime me fëmijët e tyre: binjakët e Lopez, 10-vjeçarët Max dhe Emme (me ish-burrin Marc Anthony) dhe vajzat e Rodriguez-it, Natasha, 13 vjeçe dhe Ella, 10 vjeçe (me ish-gruan Cynthia Scurtis).

"Që të dy, Jennifer dhe Alex, kanë agjendë më të ngadalshme këtë verë. Ata planifikojnë të kënaqen sa më shumë me familjen", ka thënë një burim për çiftin. Përderisa çifti ka një lidhje të fortë që kur e kanë filluar atë në vitin e kaluar, shumë burime thonë se ata nuk e kanë për nguti për të dalë para altarit."Lidhja e tyre që nga fillimi ishte me pasion dhe po lëvizin shpejt", thotë një burim. "Me Alex-in, Jennifer duket më e pjekur dhe më e qetë.

(Kosova Sot)

3 orë e 59 minuta më parë
20/09/18