Nëna e ardhshme

  • 16 July 2018 - 08:35
Nëna e ardhshme
Kate Upton bën me dije se është shtatzënë Kate Upton dhe profesionisti i bejsbollit, Justin Verlander, ishin martuar në nëntorin e kaluar në një ceremoni të bukur në Tsokanë të Italisë. Kështu, modelja e revistës dhe bukuroshja e ballinës "Sports Illustrated" ka bërë të ditur se ajo dhe bashkëshorti i saj po presin një fëmijë. Këtë e kishte bërë të ditur përmes Instagram-it. Modelja 26 vjeçe, me këtë rast, ka treguar pak nga barku i saj i fryrë, e veshur në një kostum me ngjyrë të kuqe, derisa foton e kishte përcjellë me mbishkrimin: 'Shtatzënë në Majami'. I dashuri i saj dhe bashkëshorti Justin kishte shpërndarë të njëjtën foto me mbishkrimin që thoshte: 'Ti do të jesh nëna më e mahnitshme. Nuk më pritet të filloj udhëtimin e ri me ty".

(Kosova Sot)