KËMBËT E YLLIT (Foto)

  • 16 July 2018 - 08:36
KËMBËT E YLLIT (Foto)
Jennifer Lopez në darkë me të dashurin, thekson këmbët Ajo njihet për faktin se ekspozon shumë asetet e saj sa herë që shfaqet në tepihun e kuq si dhe njihet për veshjet e saj ekspozuese. Por, Jennifer Lopez stilin e saj e kishte dërguar në "Sunset Boulevard" derisa ia kishte mësyrë një darkës bashkë me të dashurin e saj Alex Rodriguez. Bukuroshja latine 48 vjeçe kishte theksuar me këtë rast linjat e saj, sidomos këmbët e saj të bukura falë fustanit të saj të shkurtë me ngjyrë të kuqe që ia kishte mbërthyer fort linjat e saj trupore. Jennifer Lopez u duk sikur mundet të ketë disa telashe në takat e saj të larta dhe të arta derisa çifti ishte larguar nga restoranti, por përkundër kësaj ia kishte dalë të dukej e magjishme. Flokun e saj e kishte lidhur në një bishtkali të fortë derisa majat i kishin rënë të lira në shpinë. Buzët e saj të fryra i kishte pink dhe pak bojëkuq në faqe. 
Image
Image
Image

 

(Kosova Sot)