S'KA FAJ, SE NXEHTË

  • 17 July 2018 - 17:05
S'KA FAJ, SE NXEHTË

Rita Ora zbulon gjoksin Ajo e ka dëshmuar se nuk i kundërshton fort dëshirës për t'u zhveshur para kamerës, derisa deri më tani ka shpërndarë shumë foto të tilla nëpër rrjetet shoqërore. Por, Rita Ora gjërat i kishte dërguar pak më tej të hënën në mëngjes derisa bukuroshja shton nxehtësinë duke postuar një foto pa sytjena, në llogarinë e saj në "Instagram". Princesha e muzikës pop, 27 vjeçe, nëpërmes fotos sjell gjoksin e saj derisa ndodhet në një dhomë pak kohë para se të performonte në arenën e qytetit të Mançesterit. Këngëtarja e hitit 'Anywhere', me joshje heq veshjen e bardhë derisa me njërën dorë e mbulon gjoksin. Floku i verdhë ishte rregulluar në kaçurrele retro derisa grimi i saj ishte i butë. Rita me këtë rast tregoi stilin e saj unik derisa më vonë u shfaq me një veshje si bletë. 

 

 

(Kosova Sot)