Para një muaji u bë nënë dhe shikojeni

  • 18 July 2018 - 08:48
Para një muaji u bë nënë dhe shikojeni
Candice Swanepoel i kthehet zanatit
Ajo është duke u kënaqur me pushimin e saj që kur ka lindur djalin gjatë muajit të kaluar. Kështu, Candice Swanepoel ishte e gatshme që t'i kthehet rrugës së saj të modelimit derisa ka theksuar fort figurën në një seri me foto pikante këtë të hënë. Modelja 29 vjeçe e "Victoria's Secret" kishte treguar fizikun e saj prej një supermodeles e veshur me një kostum me ngjyrë të bardhë e të zezë në foton që e kishte shpërndarë në "Instagram". Si gjithmonë, e prirë për të lënë mbresa, bukuroshja e lindur në Afrikën Jugore kishte lejuar që trupi i saj të ishte në qendër të vëmendjes. Candice kishte shtrirë duart derisa flokun e saj të verdhë e kishte marrë era. Të pasmet e saj pikante po ashtu ishin në qendër të vëmendjes, derisa nga anash dallohej peizazhi i bukur. 
 
Image
Image

 

(Kosova Sot)