Justin Bieber romantik si kurrë më parë, u tregon të gjithëve sa krenar është për të fejuarën e tij

  • 18 July 2018 - 11:25
Justin Bieber romantik si kurrë më parë, u tregon të gjithëve sa krenar është për të fejuarën e tij

Pas fejesës me Hailey Baldwin, Justin Bieber duket se ka ndryshuar totalisht. Tashmë ai është më pozitivë se më parë dhe është i gatshëm të bëjë çdo gjë për dashurinë e jetës së tij. Madje për të treguar se sa shumë e dashuron Haileyn, këngëtari ka vendosur t’i tregojë asaj të gjitha vendet që kanë një domethënie të veçantë për të.

 

“Justin dëshiron të ndajë çdo gjë me Haileyn. Ai do që ajo t’i tregojë çdo gjë dhe ai asaj. Justin dëshiron të ndajë të gjithë historinë e jetës me të dashurën e tij”, – ka thënë një burim shumë i afërt pranë këngëtarit për “Hollywood Life”. Për këtë arsye së bashku me Haileyn, këngëtari ka udhëtuar drejt Atalantës, vend në të cilin ka jetuar përpara se të bëhej i famshëm. Madje ai së bashku me Haileyn janë takuar edhe me mësuesen e tij  të muzikës, ndër personat e parë që ka zbuluar talentin e tij.

Duke qenë se atë vend ai e konisderon si shtëpinë e tij të dytë, Justin ka dashur që t’u tregojë të gjithë miqve të vjetër se sa krenar është për të dashurën e tij. 

(Kosova Sot)