Dua Lipa dhe i dashuri i saj festojnë nën ritmet e muzikës shqiptare (Video)

  • 10 August 2018 - 11:54
Dua Lipa dhe i dashuri i saj festojnë nën ritmet e muzikës shqiptare (Video)
Prej dy ditësh, Dua Lipa së bashku me personat e saj më të afërt po qëndrojnë në Prishtinë për koncertin “Sunny Hill Festival” që do të mbahet për tre ditë rresht, 10, 11 dhe 12 gusht. Duan e shoqëron edhe personi i saj i zemrës, i dashuri, Isaac Carew. Duket se ditët e qëndrimit në Prishtinë Isaac i ka shijuar në maksimum dhe kjo mund të vihet re nga publikimet e tij në rrjete sociale. Përveç kësaj mund të themi se i dashuri i Duas e ndjen dashurinë për Kosovën njësoj si këngëtarja shqiptare. Mbrëmjen e djeshme i gjithë stafi i festivalit ka festuar në një vend privat dhe Isaac duket shumë i kënaqur duke kërcyer nën ritmet e muzikës shqiptare. Ai ka postuar në ‘InstaStory’ disa video duke festuar së bashku me Duan dhe gjithë të pranishmit. Ai shihet duke kërcyer me këngën e Ledri Vulës dhe Lyrical Son ‘Princess Diana”. Më pas Isaac ka publikuar dhe një video të Duas duke kërcyer me këngën “Kuq e Zi je ti” dhe videon ai e ka shoqëruar me duart që simbolizojnë shqiponjën dykrenare.
 

(Kosova Sot)