Brenda ditëlindjes së “çmendur” të Kylie Jenner, motrat Kardashian provokojnë me fotografitë e tyre

  • 10 August 2018 - 12:13
Brenda ditëlindjes së “çmendur” të Kylie Jenner, motrat Kardashian provokojnë me fotografitë e tyre

Më e vogla e motrave Kardashian, Kylie Jenner feston ditën e sotme ditëlindjen e saj të 21-të. Festimet për të kanë nisur që në mbrëmje, kur të gjithë të afërmit e saj u mblodhën në një restorant për të darkuar së bashku. Kylie për ditën e saj speciale kishte veshur një fustan të ngushtë ngjyrë rozë, që i nxirrte më së miri në pah format e saj trupore.

 

Edhe Kim Kardashian kishte bërë pothuajse të njëjtën zgjedhje dhe me një model të zakonshëm fustani.

Të gjitha motrat ishin kujdesur deri në detaje për pamjen e tyre, që të nxirrnin në pah më të mirën e vetes. Njësoj si të ishte në një paradë mode dedikuar saj, Kylie direkt pas fustanit të parë veshi një ‘bodysuit’ plot shkëlqim. Sigurisht që ashtu si çdo herë tjetër edhe në këtë ditëlindje të 21-vjeçares nuk mund të mungonte një provokim nga ana e motrave Kardashian. 



(Kosova Sot)