E ka gic'!

  • 10 August 2018 - 14:16
E ka gic'!
Ka shkuar për të performuar në një ishull ekzotik, por para se ta bëjë këtë, Jennifer Lopez është kafshuar nga i dashuri i saj Alex Rodriguez Gjenden në një pushim romantik në Itali dhe, për ta dëshmuar këtë, Jennifer Lopez, 49 vjeçe, publikoi një foto të saj me të dashurin, Alex Rodriguez, 43 vjeç, ku ky i fundit shihet duke ia dhënë një kafshim të dashurisë. 'Me dashuri, nga Kapri...', është teksti me të cilin ajo e kishte shoqëruar këtë foto. Pasi që kishin dalë dhe kishin shëtitur rrugëve të këtij ishulli, J Lo kishte habitur të gjithë, kur ishte ngritur në skenë dhe kishte performuar hitin e saj të vitit 2001, "Let's Get Loud". 

(Kosova Sot)