S'PO MA NIN HIÇ!

  • 15 August 2018 - 18:20
S'PO MA NIN HIÇ!

Aktorja Cate Blanchett thotë se nuk bën panik rreth faktit se, në maj të vitit të ardhshëm do t'i mbushë 50 vjet Aktorja fituese e çmimit Oskar, e cila që nga viti 2016 jeton në Angli, larg Australisë së saj, thotë se i mungon vendlindja, por sa i përket faktit se, së shpejti, do të mbushë 50 vjet, nuk mërzitet fare. Por, nëna e katër fëmijëve ka thënë se ende ka shumë jetë për ta jetuar. Sa i përket Australisë, ajo thotë se ky vend është magnetik dhe, edhe nëse je larg tij, sikur kurrë nuk mund ta braktisësh atë. Ajo tani jeton në Saseksin lindor bashkë me burrin Andrew Upton dhe me katër fëmijët. 

 

 

 

(Kosova Sot)