A po fejohen, a po martohen, a?!

  • 15 August 2018 - 18:22
A po fejohen, a po martohen, a?!

Thuhet që Zayn Malik është i gatshëm t'i propozojë fejesë Gigi Hadidit, me qëllim që ta dëshmojë përkushtimin e tij . A është 'rend', a grip, a? Tan dynjaja janë qu' n'kom e po fejohen. Kjo ka bërë që të lindin thashetheme edhe rreth asaj se do të fejohen edhe çifti Zayn Malik dhe e dashura e tij modele, Gigi Hadid. Ata kanë dy vjet që janë bashkë, edhe pse disa herë edhe janë ndarë. Ndoshta mu për këtë shkak, Zayni tani dëshiron fejesë, që t'ia dëshmojë Gigit, por ndoshta edhe vetes, se kësaj here e ka përnjëmend dhe se është lodhur nga ndarje-bashkimet. Ai, jemi lodhur ne, që jemi larg tyre, e paramendoni ata! Bile, thuhet se Zayni tanimë ka bërë plane edhe për një martesë sekrete, intime. Kadal-kadal, mos u ngut. Justin Bieber nuk është budalla që e shtyu martesën. Kurrë nuk është vonë për t'u martuar, apo jo? 

(Kosova Sot)