Komode dhe e bukur, kjo është veshja e preferuar e Luana Vjollcës

  • 17 August 2018 - 07:55
Komode dhe e bukur, kjo është veshja e preferuar e Luana Vjollcës

Luana Vjollca gjithmonë është cilësuar si një ndër vajzat më simpatike të ekranit. Ajo që bie shumë në sy tek moderatorja dhe këngëtarja, janë veshjet e saj. Luana gjithmonë është në ndjekje të trendeve më të fundit dhe duket se me zgjedhjet e saj asnjëherë nuk gabon. Në të shumtën e rasteve preferon veshje që i nxjerrin në pah hiret dhe format e saj. Në fakt duket se për këtë e ka gjetur zgjidhjen dhe nga fotografitë në rrjete sociale mund të kuptohet se veshja e saj e preferuar janë ‘jumpsuit’-et. Në koncertet e saj së fundmi ajo ka zgjedhur të veshë ‘jumpsuit’, që përveçse janë shumë komod, duken dhe shumë bukur në trupin e saj. Krahas këtyre, ‘jumpsuit’-i krijon dhe iluzionin e gjatësisë dhe pavarësisht se Luana është edhe vetë e gjatë e bën të duket akoma dhe më bukur. 

 



(Kosova Sot)