Çiljetë shyqyr që u riktheve

  • 17 August 2018 - 12:09
Çiljetë shyqyr që u riktheve

Stina e vërës është periudha kur pothuajse të gjithë artistët nxjerrin nga arkiva e studiove muzikore projekte ritmike që të argëtojnë dhe me të cilat mund të kërcesh ngado.

 

Me një stil mjaft interesant, një klip i konceptuar ndryshe, muzikë plot ritëm dhe me ëmbëlsinë që e karakterizon, këngëtarja Çiljeta Xhilaga ka publikuar këngën e saj më të re ‘BonBone’ në bashkëpunim me grupin ‘Alar Band’.

Një këngë ritmike që do e kërceni në club-e, në makinë apo edhe pasditeve në qoftë se doni të shijoni perëndimin e diellit në plazh.

Çiljeta rikthehet shumë elegante, e veshur me të bardha dhe plot energji duke rrezatuar pozitivitet me pamjet nga bregdeti i Borshit, aty ku edhe është xhiruar videoklipi.

I ‘ftuar’ special në klipin e këngëtares ishte pikërisht i biri, Fernando i cili është përshtatur shumë mirë me të gjithë atmosferën që kjo këngë të ofron.

(Kosova Sot)