Me pas kan si ti e mir'

  • 17 August 2018 - 15:54
Me pas kan si ti e mir'

Është e martuar me këngëtarin Justin Timberlejk dhe, sikur kaherë, ajo dukej më e bukur se kurrë më parë Është njëra ndër aktoret më të bukura në botë. Dh, Jessica Biel edhe një herë bëri që shikimet e të tjerëve të ktheheshin te ajo, derisa shkonte për të marrë pjesë në emisionin "The Late Show", me Stephen Colbert. Me këtë rast ajo ishte përcaktuar për një fustan të bardhë, me dizajnë të kuq, në formë lulesh. Në dorë mbante një çantë të kuqe, e cila vetëm sa përshtatej me veshjen e përgjithshme të saj. Aksesorët i kishte në minimum, ku në sy binin vetëm vathët e saj dhe unaza e martesës. Kjo pamje na e kujton atë këngën: "Me pas kan si ti e mir', as s'du rruz', e as s'du lir'".

 

 

(Kosova Sot)