O, kur i musha, moj none, jalla 30 vjet, eee...

  • 17 August 2018 - 16:01
O, kur i musha, moj none, jalla 30 vjet, eee...

Emma Stone thotë se, kur kishte mbushur 30 vjet, sikur i ishte 'kristalizuar' jeta, pas disa momenteve jo edhe aq pozitive në jetën e saj të deriatëhershme E dhe pse femrat rëndom nuk preferojnë që të flasin rreth moshës, Emma Stone e ka bërë këtë me kënaqësi, derisa intervistohej nga kolegia dhe shoqja e saj, Jennifer Lawrence. Kjo intervistë pritet që të botohet në numrin e shtatorit të revistës "Elle". Aty Stone thotë se, fakti që ka mbushur 30 vjet, ia ka kristalizuar disi jetën dhe e ka bërë më të vetëdijshme rreth qëllimeve të saj jetësore. Duke thënë se gjatë jetës së saj të deritashme ka pasur edhe disa përjetime "jo aq të mira", Stone ka shtuar se, tani, për të, më së shumti rëndësi ka miqësia. Me këtë rast, ajo ka bërë ca foto me të vërtetë të bukura. 

 

 

(Kosova Sot)