E veshur me minifund, me jaranin dorë për dore

  • 18 August 2018 - 08:58
E veshur me minifund, me jaranin dorë për dore

Jennifer Lopez vazhdon që të bëjë sefa me të dashurin Alex Flini ju, flini! Por, nëse ka ndokush që ia di lezetin kësaj dynjaje, ajo pa dyshim është J Lo, e cila përpos që ia ka anën, në aspektin fizik, këtë mund t'ia lejojë vetes edhe në aspektin material, e jo si ne të shkretët, që mezi pushojmë 2 javë në vit. Derisa nuk ka shumë kohë që u kthyen nga Italia, ku kishin shkuar për të bërë 'zahmet' në ishullin Kapri, çifti u panë duke u kënaqur në Nju- Jork. Ata u panë duke dalë nga studioja NBC, të enjten mbrëma. Me këtë rast, J Lo ishte përcaktuar për një veshje ngjyrë rozë të çeltë, të kompletuar me ca pupla, e cila ia vinte në pah këmbët seksi. Në dorë mbante një çantë të bardhë, e cila kombinohej me dhëmbët e saj, të cilët ekspozoheshin falë buzëqeshjeve të shumta të divës. Është e tepërt të thuhet se aty ishin edhe takat e larta të saj. Kjo dihet! 


(Kosova Sot)