Rita Ora, përsëri pa sutjena

  • 19 August 2018 - 09:23
Rita Ora, përsëri pa sutjena

Këngëtarja me origjinë nga Kosova nuk ka problem me turpin Përpos që nuk heziton të bëjë foto 'të nxehta', Rita Ora nuk përton fare që ato foto t'i postojë në rrjetet sociale. Falë fotove të tilla, ajo arrin që të mbetet në qendër të vëmendjes, meqë sa i përket muzikës, kohët e fundit sikur e ka ngadalësuar ritmin. Fundja, kështu veprojnë edhe të tjerët, 'krejt dynjaja'. Sido që të jetë, Rita me këtë rast kishte veshur një këmishë të bardhë, të madhe, të cilën nuk kishte marrë mundin që ta përthekonte si duhet, gjë që bënte të binin në sy gjinjtë e saj të bukur. Se atë me të vërtetë e ka kapur zhegu, tregon edhe teksti të cilin e kishte shkruar poshtë fotos, e që do të mund të përkthehej, si: "Aman, ndokush të ma jap pak ujë, se u kalla". Qashtu kallëzo! 

 

(Kosova Sot)