Cyrus: Nuk jam në një lidhje, jam panseksuale

  • 29 August 2015 - 14:17
Cyrus: Nuk jam në një lidhje, jam panseksuale

Këngëtarja Miley Cyrus ka rrëfyer se është panseksuale. Termi panseksual vjen nga greqishtja, ku “pan” do të thotë të gjithë, dhe përdoret për ata që ndihen të aftë seksualisht, shpirtërisht dhe emocionalisht bien në dashuri me njerëz të të gjitha gjinive.

Këtë rrëfim 22-vjeçarja e ka bërë në një intervistë për “Elle UK”, dhe thotë se statusi i saj aktual është panseksuale. “Jam shumë e hapur, unë jam panseksuale”, tha këngëtarja.

Ish-ylli i Disney, që është e lidhur me modelen e Victoria’s Secret, Stella Maxwell prej disa muajsh, këmbëngul se ajo është tërheqëse për të gjithë dhe shumë e kërkuar.

Cyrus ka shtuar: “Por unë nuk jam në një lidhje. Jam 22 vjeç, vazhdoj të takohem me njerëz, por unë ndryshoj stilin tim çdo dy javë, duke e lënë personin me të cilin jam”.