E mrekullueshme edhe pas lindjes (Foto)

  • 29 August 2015 - 15:16
E mrekullueshme edhe pas lindjes (Foto)

J essica kishte kaluar një mbrëmje të mirë të mërkurën me bashkëshortin Justin Timberlake në koncertin e Taylor Swift-it, e menjëherë të nesërmen ajo është parë me vëllain e saj që ka emrin gjithashtu Justin, transmeton Kosova Sot Online.

Ata kanë qenë të pranishëm në ngjarjen e lansimit të 'BAREITALL + BARE AW15' në Santa Monika të Kalifornisë. Aktorja 33- vjeçare, e cila del rrallë, është parë me vëllain e saj, ndërsa të birin 4- muajsh Silas Randall e kishte lënë në shtëpi, sipas të gjitha gjasave me bashkëshortin e saj.

Nëna e një fëmije kishte grim minimal në lëkurën e saj të përkryer, ndërsa flokët i kishte të lidhur. Ajo e ka treguar trupin e saj të hollë e veshur me një veshje gjysmë transparente nga dantella, të cilën e kishte futur brenda pantallonave të gjera. 

(Kosova Sot)

Jessica Biel flaunts smoking post-baby body