Çka po feston sot Ryva? (Foto)

  • 29 August 2015 - 15:50
Çka po feston sot Ryva? (Foto)

Ryva Kajtazi sot ka një ditë të veçantë.

Këngëtarja shumë e dashur për publikun sot feston një vjetorin e martesës së saj me bashkëshortin, Fidanin, transmeton Kosova Sot Online.

“Përvjetori i parë”, shkruan ajo sipër një fotoje të publikuar në ‘Instagram’, ku shihet në veturë teksa në duar mban një buqetë të madhe me lule.

Ryva i dha fund beqarisë vitin e kaluar në një ceremoni speciale në ishujt Maldive.

Ajo pati deklaruar se martesa e saj ka qenë befasi edhe për të, pasi gjithçka kishte ndodhur brenda tre ditësh.

Fotografitë e dasmës së saj, patën bërë bujë gjithandej nëpër rrjetet sociale.

(Kosova Sot)

Image