Ajo nuk di të plaket!

  • 30 August 2015 - 09:06
Ajo nuk di të plaket!

Brooke Shields 50-vjeçare ka shkëlqyer e veshur me një kostum dhe xhaketë motoçiklistësh në natën hapëse të dramës 'Whorl Inside A Loop'.

Pas karrierës si modeke Brook di si ta zgjedhë një veshje të duhur, ndërsa të premten ajo është parë e veshur me një kostum në shfaqjen e parë të dramës në Nju Jork.

Bukuroshja që nuk di të plaket ka theksuar figurën e hollë të saj me veshjen e zgjedhur, në qilimin e portokalltë para fillimit të shfaqjes.

Për ta koordinuar dukjen, ajo me vete kishte marrë një çantë të vogël dore me ngjyrë të ngjashme me kostumin, mbi të cilin e kishte veshur një xhaketë të bardhë si aksesor të dallues të dukjes së saj