Yjet e nominuara

  • 20 September 2018 - 08:27
Yjet e nominuara
Jennifer Lopez, Cardi B, Camila Cabello dhe Demi Lovato prijnë me nominime te "Latin American Music Awards". Jennifer Lopez po kalon shumë mirë. Bukuroshja 49 vjeçe - e cila aktualisht është në Las Vegas për shfaqjen e saj "All I Have" - mori disa mirënjohje për "Latin American Music Awards". Ajo ishte në kategorinë "Favorite Female Artist" si dhe te "Best Tour". Po ashtu, në këtë listë ishin Demi Lovato, që është në rehabilitim, Camila Cabello, Cardi B dhe Pitbull. Ozuna kishte udhëhequr me nëntë nominime. Artistja është një ndër më të ndjekurat në botë në "YouTube". Albumi i saj i parë "Odisea" u bë debutimi më i suksesshëm me albumin në "Billboard Top Latin Albums". "Favorite Crossover Artist" ishte Camila Cabello, Cardi B dhe Demi Lovato. Është vendosur që ngjarja të shfaqet 'live' nga Hollivudi, më 25 tetor. Yjet që do të performojnë në shfaqje janë Cardi B, Becky G, CNCO, Alvaro Soler, Banda MS de Sergio Lizarraga, Christian Nodal, Flo Rida, Leslie Grace, Ludacris, Pitbull, Prince Royce, dhe Tini.

(Kosova Sot)