Rrënjët e shqiptares

  • 20 September 2018 - 19:47
Rrënjët e shqiptares

Dua Lipa brengos adhuruesit, poston një foto të frikshme Aktualisht, ajo po mahnit adhuruesit në Azi, falë turit të saj "Self-Titled World Tour". Kështu, Dua Lipa është duke përzier punën me kënaqësinë, derisa ylli ka zbuluar se po luante turisten gjatë vizitës së saj të fundit në Tajvan, duke shpërndarë një foto në majën e "Elephant Mountain" në Taipei. Bukuroshja e hitit "New Rules", 23 vjeçe, kishte brengosur disa adhurues, pasi ishte ngjitur mjaft lart mbi tokë. Dua në foto shfaqet me këmbët e shtrira, me shpinën mbështetur. Adhuruesit e brengosur kanë kërkuar që ajo të ketë kujdes, e një postim thoshte 'mos u ul në vende të rrezikshme, të lutem'.

Image

 

(Kosova Sot)