Qenkan martuar

  • 20 September 2018 - 21:06
Qenkan martuar
Hailey Baldwin dhe Justin Bieber, sipas Alec Baldwin-it, janë martuar në Nju- Jork Aktori i Hollivudit, Alec Baldwin e dha lajmin bombastik se Justin Bieber dhe Hailey Baldwin janë martuar në qytetin e Nju- Jorkut, javën e kaluar. Mu për këtë shkak, nuk ishte befasi se emrat e tyre ishin në buzët e të gjithëve, kur çifti po kënaqej në muajin e tyre të mjaltit - apo në pushim - në Londër, përkundër thënieve se ata kanë lidhur kurorë. Këngëtari i hitit "Sorry" kishte hedhur duart sipër të dashurës së tij si dhe rreth belit, derisa po e puthte lehtas në qafë. Në fillim ishin te "London Eye" para se të shkonin te "Buckingham Palace". Justin, që ka një pasuri prej rreth 265 milionë, kishte kënduar me kitarë përskaj pallatit.

(Kosova Sot)