Gigi Hadid në Javën e Modës në Milano

  • 21 September 2018 - 08:25
Gigi Hadid në Javën e Modës në Milano
Me këtë rast supermodelja ka reklamuar rroba të markës "Alberta Ferretti" E dhe Bella Hadid është parë në Milano, e veshur shik, por kësaj here ishte Gigi Hadid ajo e cila e ngriti modën në një nivel më të lartë këtë javë, në qytetin piktoresk italian, Milano. Supermodelja 23 vjeçe eci në shoun "Alberta Ferretti", e veshur me një fustan të zi, me rroba të vogla intime, të cilat vinin në pah fizikun e saj të mirëmbajtur. Ajo dukej me të vërtetë si yll, derisa reklamonte koleksionin për pranverë/verë të vitit 2019. Sa i përket grimit, ai kësaj here ishte i thjeshtë, derisa në këmbë Gigi kishte një palë sandalesh ngjyrë kaki.
 
Image

 

(Kosova Sot)