Nuk ua di skajin rrobave

  • 21 September 2018 - 08:30
Nuk ua di skajin rrobave
Hailey Baldwin posedon më shumë se 150 këpucë sportive dhe disenjatorët i dhurojnë aq shumë rroba, saqë asaj i duhet që të dhurojë rroba çdo gjashtë muaj. S'ka ku i lë Meqë është njëra ndër modelet më të kërkuara në botë, Hailey Baldwin, përpos që merr para të majme nga modelimi, nuk i duhet të shpenzojë as edhe një qindarkë për veshmbathje. Natyrisht, ajo blen rroba dhe këpucë, por jo sepse ka nevojë, por sepse ka qejf. Në fakt, disenjatorët shtyhen se kush po i dhuron më shumë rroba dhe këpucë. Kështu, kjo supermodele 21 vjeçe tregoi se ka më shumë se 150 mbathje sportive. E, sa iu përket rrobave, ka sa për të hëngër lopët. I duhet që t'ua dhurojë të tjerëve, meqë nuk ka ku i len. 

(Kosova Sot)