Dëmtimi i rrobave

  • 23 September 2018 - 08:23
Dëmtimi i rrobave

Jennifer Lopez-it i duhen 20 sekonda për të ndërruar dukje në një shfaqje. Të gjithë e dimë se sa shumë ndryshon në veshje e dukje një bukuroshe si Jennifer Lopez sa herë që del në skenë. Por, a e dini se sa shumë kostume ajo ndërron brenda një nate, apo brenda një shfaqjes së caktuar? Në këtë pyetje ajo thotë, "Unë mendoj se janë rreth 10 ose 11 kostume". Gjatë bisedës së saj me Renee, bukuroshja latine, valltare, këngëtare dhe aktore, që shumë herë e quajnë edhe kërcënimi i trefishtë, ka treguar edhe për kostumet e saj të preferuara. Stilistja e saj Kelly Johnson thotë se disa prej tyre i dëmtohen. Kjo për faktin se ndërrimi duhet të ndodhë shumë shpejt. Me këtë rast, ajo thotë, "Unë mendoj se i kemi njëzet sekonda për një ndërrim të rrobave, jo më shumë".

 

(Kosova Sot)