Filozofia e Milanos

  • 24 September 2018 - 14:28
Filozofia e Milanos
Ajo është një nga modelet më të kërkuara në këtë planet, duke punuar me disa nga brendët më të mëdhenj të modës në botë. Kështu, Bella Hadid kishte shtuar edhe një brend tjetër elitë në listë derisa si një stuhi e vërtetë u shfaq te "Philosophy di Lorenzo Serafini Spring/ Summer '19", gjatë ngjarjes të së shtunës te "Milan Fashion Week". Bukuroshja 21 vjeçe ishte përkujdesur që ijët e saj të dallohen më shumë e veshur me një kostum dhe një palë çizme me majë. Bella natyrisht se kishte kthyer kokat drejt saj, në fustanin me mëngë të rrudhura dhe i tkurrur në belin e saj me një litar dhe një rrip me xixa. Duke lejuar që dukja të flasë vetë, ajo kishte vendosur të mos ketë aksesorë, flokun e kishte të lagur derisa çehren e kishte theksuar me pak bronzues dhe maskarë. 
 
Image

 

(Kosova Sot)