Qysh sillet bota

  • 26 September 2018 - 13:47
Qysh sillet bota
Bebe Rexha zbulon se me një rast në një dyqan i kishte shitur parfum Rihanna-s Ajo u bë e njohur për stilin e saj unik, muzikën e saj dhe tekstet që ajo i shkruan që kur u fut në skenë në 2013. Kështu, Bebe Rexha ka zbuluar se me një rast ajo i kishte shitur një parfum Rihanna-s, vetëm një vit para se të shkruante këngën me titull "The Monster". Duke folur për "Tuesday's Good Morning Britain", bukuroshja bionde, 29 vjeçe, kishte diskutuar rreth fillimeve të karrierës së saj në industrinë e muzikës, ku ajo me një rast kishte shërbyer yllin e këngës "Umbrella", në një dyqan më 2012. Një vit më pas, rrugët e tyre u bashkuan kur kënga e Bebe-s "The Monster" ishte incizuar nga Eminem dhe Rihanna, duke arritur majat e muzikës në Britani dhe në Amerikë.
 
Image
Image

(Kosova Sot)