Harron shkurorëzimin, i kthehet zanatit

  • 26 September 2018 - 13:54
Harron shkurorëzimin, i kthehet zanatit
Angelina Jolie shihet teksa xhiron filmin e saj më të ri 'Come Away'. Angelina Jolie u pa për të parën herë teksa po xhironte dramën e saj më të re, me titull "Come Away". Përkundër shkurorëzimit të saj me Brad Pitt, ajo i është kthyer punës derisa ajo u pa e shndërruar në një personazh të veshur me kostume klasike. Angelina këtu paraqitet përkrah David Oyelowo në filmin aventurë që paraqiten ngjarje si nga "Alice In Wonderland" dhe "Peter Pan". Veshja e Angelina-s përbëhej nga një bluzë e bardhë të futur nën një fustan të gjatë me ngjyrë të ullinjtë, të lidhur në bel. Kishte edhe një paruke të verdhë që në mënyrë të përsosur e kishte krijuar si një personazh të shekullit të nëntëmbëdhjetë.

(Kosova Sot)