Nuk di të plaket

  • 11 October 2018 - 14:16
Nuk di të plaket
Heidi Klum me fustan unik paraqitet te "American Music Awards" Ajo është ikonë e modës. E, këtë të martë, Heidi Klum nuk ka zhgënjyer kur kishte arritur në ngjarjen "American Music Awards" në Los Anxhelos, e veshur me një fustan me fillesa që pak i kishte lënë imagjinatës. Modelja 45 vjeçe fustanin e saj e kishte kombinuar me një palë taka të zeza dhe bizhuteri nga Lorraine Schwartz. Klum ka pozuar për fotografët e shumtë në ngjarjen që ishte mbajtur te "Microsoft Theater". Ish- nikoqirja e "Project Runway" flokun e saj i kishte rregulluar nga Danilo, të lidhura prapa. Grimi i saj, i bërë nga Linda Hay, ka përfshirë edhe eyeliner-in me kënde derisa buzëkuqin e kishte pink. 

(Kosova Sot)