Emily Ratajkowski, me pantallona 'pisk'

  • 12 October 2018 - 08:17
Emily Ratajkowski, me pantallona 'pisk'

Është parë në kampanjën e markës "Replay", bashkë me asin e Paris Saint-Germain-it, Neymar Nuk e ka sefte që del para kamerave, në ngjarje të profilit të lartë. Prandaj, nuk është për t'u befasuar që Emily Ratajkowski demonstroi aftësitë e saj prej modeleje, kësaj here përkrah futbollistit të njohur, Neymar, derisa merrnin pjesë në reklamimin e koleksionit më të fundit nga "Replay", "Hyperflex+". Me këtë rast bukuroshja 27 vjeçe demonstroi elasticitetin e xhinsive 'denim', të cilët i kishte kombinuar me një xhaketë të lëkurës, pa mëngë. Në ndërkohë, asi i Paris Saint-Germain, Neymar, 26 vjeç, kishte një pamje me të vërtetë "cool", i veshur me një palë të ngjashëm xhinsish. 

Image

(Kosova Sot)