Adriana Lima, me barkun në fushë midis Nju- Jorkut

  • 12 October 2018 - 08:22
Adriana Lima, me barkun në fushë midis Nju- Jorkut

Është modelja "Victoria's Secret" me stazhin më të gjatë, e cila është e njohur edhe për regjimin e saj të ashpër të ushqimit dhe ushtrimeve Duke ditur tërë këtë, atëherë Adriana Lima nuk na befasoi kushedi sa me kampanjën e fundit "Puma X Maybelline", me ç'rast nxori në pah barkun e saj të rrafshët, e veshur mistekil për një foto-sesion komercial. Ajo me këtë rast kishte veshur një palë sutjenash sportivë, që kushtojnë 28 dollarë, e mbi ta kishte veshur një xhaketë të gjatë interesante. Veshjen e kishte kompletuar me një parë pantallonash të shkurtër, të cilët vinin në pah këmbët e saj të gjata, të lëmuara. Edhe flokët dhe grimi i saj ishin adekuatë dhe kontribuonin në pamjen e mrekullueshme të saj


(Kosova Sot)