Sofistikimi i përmbajtur

  • 17 October 2018 - 08:47
Sofistikimi i përmbajtur
Jennifer Lopez bashkë me të dashurin shkëlqejnë te mbrëmja e grave në Hollivud Ata tashmë janë në lidhje për dy vite rresht. E kështu, Jennifer Lopez dhe i dashuri i saj sportist, Alex Rodriguez, përfundimisht ishin piktura e dashurisë derisa kishin marrë së bashku pjesë te "ELLE's 25th Annual Women" në "Hollywood Celebration" te "Four Seasons Hotel" në Los Anxhelos. Këngëtarja 49 vjeçe ka shkëlqyer në veshjet e saj që ekspozojnë shumë nga lëkura e saj, por kësaj radhe ishte përcaktuar për veshje paksa më ndryshe dhe ishte më e përmbajtur. Jennifer u duk tipike sensacionale dhe me stil me një bluzë pink me një fjongo krem. Gjithçka kishte kombinuar me një fustan me ngjyrë të zezë me disa rrudha, duke ekspozuar edhe këmbët e bukuroshes që nuk po di të plaket. Linjave formë u kishte dhënë me një palë taka të larta si koordinim me çantën e saj elegante me lëkurë krokodili. Flokun e kishte lidhur në bishtalec derisa grimi kishte dëshmuar sa e përsosur është.
 
Image

(Kosova Sot)